Web Analytics
E martë, 14 Tetor, 2025
11.3 C
Pristina

Edhe një viktimë nga zjarri tragjik, humb jetën këngëtari i njohur

Këngëtari i “DNK”, Vlladimir Blazev – Panço, humbi jetën sot si pasojë e lëndimeve që mori në zjarrin në diskotekën “Pulse” në Koçan, konfirmojnë për Telegrafi Maqedoni nga spitali privat ku po trajtohej.

Ai për një kohë të gjatë është mjekuar në një spital privat

“Ndihemi thellësisht keq për familjen e Panços, të dashurit e tij, si dhe për të gjithë publikun maqedonas, pasi humbja është e madhe për të gjithë ne.

Duke respektuar privatësinë e secilit prej pacientëve tanë dhe në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e të Drejtave të Pacientëve, ne nuk ndajmë informacione rreth pacientëve”, njoftoi spitali.

Sipas njoftimeve, Panço për një periudhë ka qenë në koma, ndërsa ka pasur edhe djegie të rënda në fytyrë dhe duar.

PROMO

Nga Rubrika