Sinjali mëson ekskluzivisht se Fatlum Zejnullahu është personi i katërt që mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri që ndodhën në Podujevë.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se Fatlumi dhe Fidaim Zejnullahu, i cili gjithashtu mbeti i plagosur në këtë incident, janë vëllezër.
Me identifikimin e Fatlumit, numri i të plagosurve nga kjo ngjarje ka shkuar në katër. Deri më tani, të identifikuarit janë:
Fidaim Zejnullahu, rreth 36-vjeçar, shtetas gjerman;
Fatlum Zejnullahu;
Agim Xhemaji;
Argjend Islami, kalimtar i rastit.
Policia po vazhdon hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë sekuestruar dhjetëra prova materiale që pritet të ndihmojnë në hetim.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar me çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.