Elijona dhe Klodi po dëshmojnë se komunikimi mes tyre mbetet mjaft aktiv dhe plot humor edhe pas përfundimit të rrugëtimit të tyre në edicionin e katërt të Big Brother VIP Kosova.
Dyshja, e cila dhuroi shumë emocione për publikun, po tregon se kimia e tyre vazhdon të mbetet po aq e fortë edhe jashtë formatit.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e BBVK 4, Elijona dhe Klodi zhvilluan një nga raportet më të komentuara të atij edicioni. Nga zgjimet me përqafime të ngrohta, ngacmimet me humor, e deri te “dasma” e tyre e improvizuar brenda shtëpisë, ata treguan një afërsi që rrodhi natyrshëm. Ndonëse në momente të caktuara të lojës pati pikëpyetje mbi ndikimin e këtij raporti te publiku, Klodi u tregua gjithmonë një mbështetje e madhe për të, duke i qëndruar pranë në momentet delikate nga presioni i lojës.
Kjo dinamikë dhe kimi ka vazhduar me të njëjtin ritëm edhe jashtë kamerave. Përtej ngacmimeve publike në rrjetet sociale, ata kanë dëshmuar se i qëndrojnë afër njëri-tjetrit edhe në jetën reale.
Elijona siç dihet ka udhëtuar drejt Egjiptit për pushime, nga ku ka publikuar disa fotografi. Në këtë postim, Klodi ka lënë një koment ngacmues duke i shkruar: “Kujdes me këto postimet”, shoqëruar me një emoji duke qeshur.
Ndërkohë, gjatë pushimeve të Klodit në jug të vendit, Elijona ka ndërhyrë në komente për të kërkuar autorësinë e njërit prej imazheve duke shkruar: “cr: last pic elijona”. Përgjigjja e Klodit ishte me shaka: “Hera e parë që po frymëzon ngl”.
Çdo lëvizje e tyre mbetet nën llupën e fansave.
