E mërkurë, 12 Mars, 2025
12.7 C
Pristina

Eni Koci flet për herë të parë për raportin e saj me djalin e burrit të saj, Gencit

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Familjet e përziera shpesh përballen me sfida për të gjetur ekuilibrin e duhur. Por, Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj dëshmojnë se dashuria, respekti dhe harmonia janë çelësat e një familjeje të lumtur.

Në një intervistë të rrallë, këngëtarja foli për marrëdhënien e saj me Gjinin, djalin e bashkëshortit të saj nga martesa e tij e mëparshme, dhe mënyrën si kjo lidhje është kthyer në një miqësi të fortë e të sinqertë.

“Ai është një tip shumë interesant, ka një lloj autoriteti natyral dhe një karakter të formuar. Nuk bëhet pjesë e lojës kollaj, por zakonisht jemi grup kundër Gencit.Është fantastik, kam një raport shumë të mirë, e kam si shok!”-tha ajo.

Por përtej humorit, Eni pranon se Gjini është një figurë thelbësore në jetën e saj.

“Është një person shumë i rëndësishëm tashmë në jetën time kështu që jam shumë e lumtur që që prej fillimit kemi pasur një harmoni shumë të madhe mes nesh, por sigurisht mes gjithë familjes në këtë rrethanë.”

Nga ana tjetër vetë Genci u shpreh se dhe pse djali i tij është rritur dhe shkon në fakultet përsëri ai e quan të vogël. Megjithatë ai theksoi se ai është një djalë i matur i cili punon shumë.

PROMO

Nga Rubrika