E enjte, 26 Dhjetor, 2024
1.1 C
Pristina

Eros Grezda e lë pas “shijen e keqe” të fejesës me Oriola Marashin! Nis bashkëjetesën me këngëtaren në Turqi

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Eros Grezda ka qenë kryefjala e mediave ditët e fundit, futbollisti ka gjetur dashurinë në krahët e modeles së njohur.

Vetë ai ka publikuar një foto të vajzës që i ka marrë zemrën.

Biondja në foto është pikërisht Ajsel Abazi, biondja bukuroshe është kushërira e një tjetër personazhi të famshëm dhe pikërisht e Almeda Abazit.

Nuk dihet se kur ka nisur raporti mes dy personazheve, por teksa vetë Erosi shpërndan fotot e saj në rrjetet sociale, lidhja e tyre duket e konsoliduar tanimë, lajmin e ka bërë me dije vetë Grezda me anë të një story në “Instagram”, ku duket duke darkuar vetëm për vetëm me të dashurën e re.

Lidhja e Eros Grezdës dhe Ajsel Abazit duket se është formalizuar, aq sa për të takuar familjarët e njëri-tjetrit, ashtu si më herët kemi raportuar, partnerja e re e Erosit është kushërira e Almeda Abazit.

Dy vajzat kanë pasur një lidhje të ngushtë, aq sa tani ato mund të kalojnë kohë së bashku me partnerët e tyre, ka qenë bashkëshorti i Almedës që ka publikuar një foto me Erosin, duke zbuluar kështu më shumë rreth marrëdhënies se ndërtuar së fundmi.

Tolgahan Sayisman ka ndarë një foto në “Instagram”-in e tij ku duket me Eros Grezdën në stadiumin e Stambollit.

“Njihuni me vëllain tim të ri”, ka shkruar Tolga.

Kujtojmë se edhe Ajsel jeton në Turqi, ku Grezda së fundmi po luan për skuadrën e Manisës, duket se ai është vendi ku edhe janë njohur ndonëse prej pak kohësh të lidhur, dy të rinjtë e kanë çuar lidhjen e tyre në një tjetër nivel.

Bëhet me dije se dy të rinjtë kanë nisur edhe bashkëjetesën në Turqi, ndonëse kanë vetëm pak muaj të lidhur, marrëdhënia është konsoliduar dhe pas takimit me familjarët, tashmë çifti i ri po e ndan jetën brenda një shtëpie.

Por teksa ai po shijon këtë romancë të re, një modele e ka “piketuar” futbollistin shqiptar sipas saj, ai i ka shkruar dhe më pas e ka fshirë mesazhin, gjë për të cilën ajo e quan “frikacak”.

“E di si është puna, rezultoi frikacak! Unë isha zgjuar, po i shikoja dhe nuk e hapa 3-4 orë mesazhin Dhe i bëri ‘unsend’!”, tha ajo teksa shtoi: “Bëhu burrë!”. Kujtojmë që ylli i futbollit prej gati 1 viti ishte i lidhur me modelen Oriola Marashi.

Lidhja e dashurisë mes Oriola Marashit dhe Eros Grezdës ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Gjatë një interviste për “Sport Magazine”, ai ka treguar se gjithmonë e ka bezdisur ky fakt pasi flitej për lidhjen e tij dhe jo karrierën./Panorama/

PROMO

Nga Rubrika