Web Analytics

“Është mashtrues, ma shkatërroi jetën” – Fjolla Morina për Fisnik Sylën: Për shkak të tij përfundova në psikiatri

Fjolla Morina ka qenë së fundmi në një lidhje direkte në “Zona Zero” në Top Channel, ku ka folur për gjithë ngjarjet që kanë ndodhur në kohën që ishte në lidhje me biznesmenin Fisnik Syla.

Këngëtarja e njohur rrëfeu për arrestimin e saj në Kukës dhe tregoi që arma që gjeti policia ishte e Sylës dhe e mori fajin përsipër vetëm për ta ndihmuar.

Artistja shqiptare tutje theksoi se u nda me të për shkak se e gënjente vazhdimisht dhe nuk po i bënte zgjidhje në lidhje me rastin.

Pjesë nga biseda:

Moderatori: Fisnik Syla duke u paraqitur si njeri shumë i pasur, i ka dhënë premtime të rrema hetuesve, prokurorëve që do u jepte shumë lekë?

Fjolla Morina: Ai gjatë gjithë kohës më ka shkruar mesazhe që unë do ta kryej punën, nuk ke për të bërë asnjë ditë burg ose unë do dorëzohem vetë.

Kam për të ta kryer punën, do jap para.

Do doja që dikush të merreshe me këtë çështje dhe të përfundojë sepse ka katër vite që unë jam bllokuar dhe jashtë Kosovës nuk mund të dal.

Moderatori: A është e vërtetë që ai ka përdorur dhunë fizike ndaj teje?

Moderatori: Po ka përdorur dhe kjo ka qenë arsyeja pse unë jam ndarë.

Ka qenë edhe arsyeja që u ndava se më mbeti barra mua dhe nuk u krye kjo puna.

Ai më gënjeu tërë kohën.

Moderatori: Si e ndjen veten kur televizone të ndryshme e marrin Fisnik Sylën një njeri të tillë mashtrues që ka dosje të hapura në policinë e Kosovës, që ju ka mashtuar dhe juve si ish-bashkëshorte duke ta dhënë revolen dhe del në studiot televizive e me njerëz publik paraqitet?

Fjolla Morina: Nuk e kuptoj këta gazetarët që merren me një njeri të tillë që vetëm prej meje ai u bë i njohur.

Ai u lidh me mua vetëm për t’u bërë i njohur.

I them gazetarëve që janë amatorë që merreni me një mashtrues dhe kriminel që ma ka shkatërruar jetën deri më edhe sot në psikiatri, jam me hapa prej atij.

Në psikiatri kam përfunduar prej këtij rasti të gjykatave.

Shiko videon e plote:

Nga rubrika