Estetisjta, Nora Goga ka komentuar banorët e Big Brother VIP Kosova, rreth ndërhyrjeve estetike që kanë bërë disa prej tyre.
Në emisionin “Ora Shtatë”, ajo tha se njëra prej banoreve që vërehet më së shumti është Benita, teksa theksoi se për të, ajo është dukur shumë më bukur para operacioneve estetike.
“Benita shihet që ka bërë ndërhyrje. I kam pa disa foto para dhe pas, dhe sipas mendimit tim ka qenë më bukur”, tha ajo.
Sa i përket Bia Khalifa, Goga tha se ajo ka tërë fytyrën filler, ndërkohë për Dolcen tha se është dashur të mbushet më pak.
Ndërsa për Elijonën tha se ndërhyrjet i ka bërë shumë natyrale dhe shumë të bukura, megjithatë estetistja tha se edhe kjo banore e ka një full-face, pra ndërhyrje në të gjithë fytyrën.
Nga ana tjetër, Goga tha se nisja e këtyre ndërhyrjeve në moshë të hershme, e ‘deformon’ fytyrën pas disa viteve.
