Fabjola Elezaj reagon pas daljes nga “Ferma VIP”: Arbana s’kishte pse të hynte..

Pas largimit nga “Ferma VIP”, Fabjola Elezaj ka reaguar për herë të parë në “Ferma Club”, ku foli hapur për eksperiencën e saj në reality show, raportin me Adin dhe debatet që shoqëruan qëndrimin e saj në fermë.

Ish-banorja e përshkroi eksperiencën si intensive, me ulje-ngritje emocionale, ndërsa theksoi se ka marrë më shumë sesa ka dhënë gjatë rrugëtimit të saj në format.

“Ferma ishte eksperiencë e bukur, disa momente ishin jo të bukura. Por më shumë kam marrë sesa kam dhënë aty. Duhet të digjesh që të jesh një yll. Unë u dogja, u poqa”, u shpreh Fabjola.

Ajo ndaloi edhe te raporti me Adin, duke mohuar që afrimiteti i tyre të ketë qenë lojë për kamerat. Sipas saj, gjithçka ka qenë reale dhe është vazhduar edhe jashtë formatit.

“Për mua ka qenë reality pastaj show. Vetëm 10% të gjërave i kam bërë për show, të tjerat kanë qenë reale. Dolëm jashtë dhe e vërtetuam”, tha ajo.

Fabjola komentoi edhe debatet që çuan në largimin e saj nga shtëpia, duke sqaruar se reagimi i saj nuk kishte lidhje personale me moderatoren Arbana Osmani.

“Nuk e kam pasur me Arbanën. Personit të parë që do më drejtohej nga studio do ia thoja atë fjalë. Arbana përderisa nuk është personazh brenda nuk kishte pse të hynte në debat. Sepse përfshiu miqtë e saj”, deklaroi ajo.

Në të njëjtën intervistë, ish-fermerja tregoi se gjendja e saj psikologjike gjatë qëndrimit në fermë kishte qenë e rënduar.

“Kur kam hyrë aty kam menduar që fermerët i kanë disa procedura kontrolli. Aty më është dashur t’i them njerëzve ‘mos shani’. Kam qenë shumë keq psikologjikisht. Por shyqyr që dola dhe jam shumë mirë jashtë”, u shpreh Fabjola.

Ajo pati gjithashtu një reagim edhe ndaj Ermal Mamaqit, pas publikimit të një videoje të saj në rrjetet sociale.

“Ti merresh me një vajzë 23-vjeçare, ndërsa një gruaje tjetër që tha të njëjtën fjalë i the bravo”, tha ajo.

Nga Rubrika