Web Analytics

Familja mbretërorë spanjolle, angazhon shqiponjat që të mbrohen nga dronët

Botuar nga: InfoKosova

Zyrtarë nga familja mbretërore e Spanjës, kanë kërkuar ndihmën e një stërvitësi të shqiponjave, që të mbrojë nga dronët rezidencën që ndodhet në Zarzuela.

Pallati që gjendet në një pjesë malore të Madridit, vizitohet shpesh nga dronët që nuk dihet se kujt i përkasin, ndërsa forcat e rendit po nuk po arrijnë t’i ndalojnë.

Por, me të dëgjuar se në Gjermani është krijuar një ‘skuadër’ shqiponjash, që po ndjek dronët, është kërkuar ndihma e Jesus Gomesit, i cili rrit dhe stërvit shqiponja.

“Shqiponjat e rritura nga njerëzit, janë shumë të dëgjueshme dhe mund të jenë në dobishme në këtë kërkesë” i ka thënë Gomes gazetës “El Mundo”.

“Pilotët i drejtonin dronët, ndërsa unë i urdhëroja shqiponjat t’i vihen pas. Për dy muaj, ato janë bindur, i kanë kapur dhe ulur dronët në tokë”.

Ndryshe, familja mbretërore që gëzon shumë popullaritet në vend, janë gjithmonë në vëmendje të medieve.

Dronët që iu kalojnë sipër pallatit, dyshohet se i përkisnin paparacive, që duan të marrin pamje nga jeta private e familjarëve.

Të FUNDIT