E enjte, 31 Tetor, 2024
16.3 C
Pristina

Familjes së Afrim Bunjakut i dhurohet donacion në vlerë 9 mijë e 200 dollarë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka njoftuar se të martën ka vizituar familjen e rreshterit Afrim Bunjaku, i cili u vra në sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.

Së bashku me sindikalistët kanë qenë edhe përfaqësuesit e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë dhe përfaqësuesit e fondacionit Plavë-Guci me seli në Amerikë.

Familjes bëhet e ditur se i është dhuruar donacioni në vlerë prej 9 mijë e 200 dollarë.

“Me datë 17.10.20203 ishim për vizitë te familja e heroit Afrim Bunjaku së bashku me përfaqësuesit e DRP Pejë dhe përfaqësuesit e fondacionit Plavë-Guci me seli në Amerikë, ku ju dhurua një donacion familjes së rreshterit Afrim Bunjaku në vlerë prej 9 mijë e 200 dollarë”, thuhet në njoftimin për media.

Rreshteri Afrim Bunjaku, i cili ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës nga viti 2001, u vra mëngjesin e 24 shtatorit pas përplasjes me një grup të armatosur serb në Banjskë të Zveçanit në pjesën veriore të vendit të banuar me shumicë serbe.

Për familjen Bunjaku edhe Qeveria e Kosovës ditë më parë ka marrë vendim për ndarjen e 50 mijë eurove. /Telegrafi/

Nga Rubrika