“Femrat si kjo…”-Bëhet viral komenti i banorit për Elijonen!

Një moment i thjeshtë bisede mes banorëve të Big Brother Kosova natën e kaluar, u kthye menjëherë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale.

Londrimi dhe Klodi ishin ulur duke diskutuar me njëri-tjetrin për banoret e shtëpisë, ku fokusi i tyre ra shpejt te Elijonës.

Gjatë bisedës, djemtë nuk ngurruan të shprehin admirimin e tyre për pamjen e Elijonës.

Ata e përshkruan atë si “gorgeous” dhe theksuan se ajo ka një bukuri natyrale që bie në sy. Por ishte komenti i Klodit që u bë shpejt viral dhe mori mijëra reagime. Ai deklaroi shkurt dhe qartë: “E bukur natyrale, kështu më pëlqejnë femrat si ajo.”

Kjo deklaratë u shpërnda menjëherë në rrjetet sociale, duke nxitur debate dhe komente të shumta mes fansave të reality show-t.

Ndërkohë që biseda mes djemve po merrte vëmendjen e publikut, Elijonës nuk i ra në vesh asnjë fjalë e tyre, pasi të dy po flisnin mes tyre pa praninë e saj.

Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë reagim apo dinamikë të re mes Klodit, Londrimit dhe Elijonës pas zbulimit të kësaj bisede.

Nga Rubrika