Web Analytics
E shtunë, 20 Dhjetor, 2025
0.7 C
Pristina

Filloi “Big Brother VIP 5”, zbulohet banori i parë për këtë edicion, një këngëtar në shtëpinë më të famshme në Shqipëri

Armir Shahini ose siç njohet ndryshe si Miri i West Side Family është konkurrenti i parë për edicionin e pestë të Big Brother VIP.

Armir “Miri” Shahini është një këngëtar shumë i dashur shqiptar, i njohur më së shumti si një nga anëtarët kryesorë të grupit ikonë West Side Family.

Miri ka qenë prej vitesh një figurë e njohur e kulturës pop shqiptare.

Karriera e tij, e shënuar nga këngë hite dhe performanca të paharrueshme, i ka siguruar një bazë besnike fansash.

Si anëtar i West Side Family, një prej grupeve më ikonike në Shqipëri, Miri sjell nostalgji, njohje të menjëhershme dhe interes të madh nga publiku.

Në planin familjar, Miri raporton një marrëdhënie të qëndrueshme me bashkëshorten e tij gjermane, dashuri me shikim të parë nga ana e saj, në një dasmë. Me vajzën 13-vjeçare që jeton në Gjermani, flet shqip.

I njohur për energjinë pozitive, miqësinë dhe humorin natyral, ai do të sillte lehtësi dhe ngrohtësi në dinamikat e shtëpisë./TopChannel/

Nga Rubrika