Dita e shumëpritur e finalistëve të shtëpisë më të madhe në vend ‘Big Brother VIP Kosova’ 3 është gjithnjë e më afër.
Megjithatë, enigma për publikun mbetet ende e hapur: kush do të jenë emrat që do të arrijnë deri në fund të kësaj gare madhështore?
Në lojë janë disa prej personazheve më të spikatur të këtij spektakli, duke përfshirë: Xhenetën, Drilonin, Gresen, Xuxin, Leon, Sarën, Drenushën dhe Vullnetin.
Secili prej tyre ka dhënë maksimumin, duke sjellë dinamika unike dhe momente të paharrueshme për shikuesit.
Por cila do të jetë rruga e tyre për në finale?
Çfarë ka bërë secili prej tyre që të fitojë zemrat e publikut?
Për të diskutuar më shumë rreth kësaj gare të zjarrtë, gazetarët Lorik Kajtazi, Agnesa Ademaj dhe Ledion Shtylla nga Shqipëria ndajnë opinionet e tyre, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.
A do të jetë favoriti juaj në mesin e finalistëve? Për të mësuar më shumë ndiqni videon në vijim: