E shtunë, 10 Maj, 2025
17.5 C
Pristina

Fjolla Morina publikon foto me të dashurin e ri, befason me fjalët që dedikon për të

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, pas disa periudhave të vështira në jetën e saj këtë vit, i është rikthyer normalitetit.

Ajo ka treguar se ka nisur një lidhje të re me një burrë dhe se po e mendon seriozisht edhe martesën.

E se gjërat janë bërë serioze mes tyre, këtë e vërteton edhe fotografia e fundit e hedhur nga vet Fjolla Morina në InstaStory.

Bëhet fjalë për një fotografi “selfie” të çiftit, ku ajo e mbulon me një emoji zemre fytyrën e personit, teksa i bën një dedikim dashurie në mbishkrimin e fotografisë.

“Sot është festë e dyfishtë, ditëlindja jote dhe përvjetori jonë deri në pafundësi”, ka shkruar këngëtarja shqiptare.

Fjolla përndryshe ka paralajmëruar se shumë shpejt do t’i rikthehet edhe muzikës, pasi tash e sa kohë ka punuar në projekte të reja muzikore. /Telegrafi/

Shiko foton:

PROMO

Nga Rubrika