Web Analytics
E mërkurë, 8 Tetor, 2025
10.5 C
Pristina

FSK pajiset me dronë “SkyDagger 15” të prodhimit turk

Forca e Sigurisë së Kosovës është pajisur me dronë “SkyDagger 15”, të prodhimit turk.

Lajmi është konfirmuar për Telegrafin nga zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Liridona Gashi.

“Po, FSK është pajisur me dronë ‘SkyDagger 15”, tha shkurt Gashi.

Droni ‘SKYDAGGER 15’ mund të fluturojë deri në 36 minuta, të arrijë shpejtësi deri në 130 km/h dhe të bartë ngarkesa deri në 5 kilogramë.

Përdoret për filmime ajrore, kërkim-shpëtim, inspektime teknike apo dërgim të pajisjeve të vogla në zona të paarritshme.

Në fushën ushtarake, mund të shërbejë për vëzhgim nga ajri, zbulim të objektivave, transport pajisjesh taktike ose për misione të kontrolluara me precizion të lartë. /Telegrafi/

PROMO

Nga Rubrika