E hënë, 24 Shkurt, 2025
2.7 C
Pristina

G-Bani reagon pas rikthimit të mundshëm

Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të InfoKosova në Youtube.

I ftuar ditën e sotme në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë ish-banori, G Bani, i cili u përjashtua nga loja me Zarf të Zi duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother.

Mbrëmjen e kaluar, Gjesti pati mundësinë nga zarfi që hapi nga ‘valixhja e tundimeve’ për të zgjedhur shtatë nga ish-banorët e këtij edicioni për t’i rikthyer 3 prej tyre sërish në lojë pas televotimit nga publiku. Një ndër emrat ishte edhe G Bani, por si ndihet ai për këtë? A do të ketë një rikthim të tij në lojë?

“Nuk e di në fakt a do të ekzistojë ky rikthimi, nëse është potencialisht e mundur. Nuk besoj se njeriu para se të marrë një okej nga publiku, mund të fillojë të mendojë. Në një pjesë të trurit tim e mendoj si mundësi dhe si opsion por nuk kam ndonjë ndjesi të veçantë për momentin”, thekson G Bani.

Për më tepër, ai tregon se si e sheh zgjedhjen e Gjestit për t’i dhënë një shans të dytë dhe për ta bërë pjesë të televotimit. “Gjesti nuk më ka dhënë një shans mua sepse unë nuk e lë veten time që të më japë një shans as Gjesti dhe as kërrkush. Ai i ka dhënë një shans lojës së tij, sepse është një lojtar me këllqe që ato coftina e tjera që janë aty brenda asnjëri nga ata nuk do të kishte forcën dhe besimin tek vetja që ta bënte,” shprehet ai.

G Bani vazhdon të theksojë se vetë Gjesti, me gjithë strategjinë e tij, ka arritur të krijojë një dinamikë të re brenda lojës. “Ata që hiqen si politikisht korrekt, hipokritët e tjerë. Ai e ka vetbesimin për ta bërë diçka të tillë meqë është edhe vetë i përfshirë drejtpërdrejt me këtë situatën që ka ekzistuar midis meje dhe atij,” thotë ai me një ton të vendosur.

Kur flasim për opinionin e publikut, G Bani tregon se ndjenjat e tyre për Gjestin janë të përziera. “Këta të zgjuarit që e kanë zgjedhur për lider për arsye se nuk bën punët e shtëpisë apo që vjedh cigaret. Nuk e di se për cilën arsye e kanë zgjedhur si lider. Por sidoqoftë, të gjithë ata janë kthyer në fansat e Gjestit,” thekson ai.

G Bani e përshkruan lojën e Gjestit si ‘të shkëlqyeshme’, por me një kritikë për ata që e mbështesin. “Ai po bën një lojë të shkëlqyeshme me veten e tij por është për të ardhur keq se sa të mjerë janë ata oborrtarët e tij. Mendoj se ndjenja e publikës ndonjëherë mund të bëhet verbuese.”

Prandaj, është e qartë se G Bani e sheh këtë situatë si një test për karakterin e lojtarëve brenda Big Brother, si dhe për mënyrën se si publiku reagon ndaj strategjive të ndryshme. “Kjo është një mundësi për të treguar se kush është realisht i fortë dhe kush është thjesht një kalkulator i situatave,” përfundon ai.

Me përfundimin e këtij diskutimi, mbetet për t’u parë nëse publiku do të aprovohet rikthimin e G Bani-t dhe a do të ketë mundësi të tilla për të tjerë lojtarë në të ardhmen. Big Brother vazhdon të surprizojë me zhvillimet e tij dhe me mundësitë për rikthim, duke e bërë gjithnjë e më interesante çdo episod që kalon.

PROMO

Nga Rubrika