Web Analytics
E enjte, 19 Shkurt, 2026
6.8 C
Pristina

Gabimet që nuk duhet të bëni gjatë agjërimit!

Me afrimin e periudhës së agjërimit, ekspertët e shëndetit dhe nutricionistët theksojnë rëndësinë e një ushqyerjeje të kujdesshme për të ruajtur energjinë, hidratimin dhe mirëqenien e përgjithshme gjatë ditës.

Shpesh, disa gabime të zakonshme mund të ndikojnë negativisht në shëndetin dhe përballimin e agjërimit.

Sipas specialistëve, shmangia e këtyre gabimeve ndihmon në ruajtjen e energjisë dhe parandalimin e lodhjes, dehidratimit apo problemeve me tretjen.

Mos konsumimi i mjaftueshëm i ujit

Një nga gabimet më të zakonshme është mungesa e hidratimit mes vakteve. Mos pirja e mjaftueshme e ujit mund të shkaktojë lodhje, dhimbje koke dhe dobësi gjatë ditës.

Ngrënia e tepërt në iftar

Pas orëve të gjata pa ushqim, shumë persona konsumojnë sasi të mëdha ushqimi menjëherë. Kjo mund të shkaktojë probleme me tretjen, fryrje dhe rritje të peshës.

Konsumimi i ushqimeve të skuqura dhe të rënda

Ushqimet me shumë yndyrë dhe të skuqura e vështirësojnë tretjen dhe mund të shkaktojnë lodhje dhe mungesë energjie.

Shmangia e syfyrit

Ekspertët theksojnë se vakti para agimit është thelbësor për të mbajtur energjinë gjatë gjithë ditës. Mos konsumimi i tij mund të rrisë ndjesinë e urisë dhe dobësisë.

Konsumimi i tepërt i sheqerit dhe kafesë

Pijet me shumë sheqer dhe kafeina mund të shkaktojnë dehidratim dhe luhatje të shpejta të energjisë.

Mungesa e një diete të balancuar

Një regjim i shëndetshëm gjatë agjërimit duhet të përfshijë proteina, karbohidrate komplekse, fruta, perime dhe yndyrna të shëndetshme për të mbajtur trupin në formë optimale.

Nga Rubrika