Lojën e Gjestit në ‘Big Brother VIP Albania’ po e pëlqejnë shumë figura të njohura nga showbizi shqiptarë.
Në mesin e këtyre mbështetësve është edhe artisti i njohur, Getinjo, i cili vazhdimisht tregon entuziazmin e tij për Gjestin duke e ndarë atë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.
Postimet e tij, që shpesh përmbajnë video dhe imazhe nga ‘Big Brother’, kanë krijuar një atmosferë pozitive dhe kanë rritur interesin për lojën e Gjestit brenda shtëpisë.
Këtë herë, Getinjo ka bërë një ‘story’ në Instagram ku ndan një moment të veçantë – Gjesti duke kënduar një nga këngët e tij të preferuara.
Në këtë postim, ai ka shprehur emocionet e tij duke thënë “Edhe Gjesti po thotë mushnu men”.
Kjo shprehje ka bërë jehonë mes fansave të të dy artistëve.