Gimbo rikthehet i prangosur në shtëpinë e “Big Brother Vip 5”, ja si reagoi Selin

Sfida e mosreagimeve vijon në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku banorët nuk duhet të reagojnë ndaj situatave të ndryshme dhe ndaj të ftuarve të papritur.

Në dhomën e surprizave është shfaqur Gimbo i cili është me pranga në duar. Teksa banorët e shohin në living, Selin dëgjohet të thotë:

“Vëllai i Madh mos ma bëj këtë të lutem”.

Të mërkurën, në ekranin e madh në living u shfaq një lajm i rremë në lidhje me Gimbon që është arrestuar. Selin e pa lajmin, por nuk e komentoi me asnjë prej banorëve.

Nga Rubrika