Web Analytics

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Botuar nga: InfoKosova

Një person është gjetur pa shenja jete të enjten rreth orës 05:30, në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

“Është raportuar se një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Të FUNDIT