Gjesti ka folur hapur për ankthin gjatë një interviste të fundit.
Ai tregoi se është afruar më shumë me fenë islame dhe se besimi po e ndihmon ta përballojë gjendjen emocionale.
“Jam drejtuar nga feja islame dhe po më mbron shumë nga ankthi”, u shpreh ai.
Deklarata e tij mori vëmendje të madhe dhe reagime pozitive nga ndjekësit në rrjetet sociale.
