Web Analytics
E premte, 28 Nëntor, 2025
2.2 C
Pristina

‘Gjyshen e kam pas serbe, Ti ka palu 10 shqiptare..’ Labi i përmend gjyshen, Sasa i kthehet me fjalë të rënda

Orët e para të mëngjesit të sotëm sollën një dramë të papritur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, duke kulmuar në një nga debatet më të ashpra deri më tani.

Gjithçka nisi mes Sasa Hodës dhe Labinot Rexhës, debat që shpejt u shndërrua në një luftë fjalësh me tone të larta që përfshiu thuajse të gjithë banorët.

Zanafilla e përplasjes ishte kërkesa e Sasës për sqarim në lidhje me një koment të Labit: “Çka deshte me thënë me ‘A e ndien veten shqiptare?’” Reagimi i Labit ishte i ftohtë dhe shmangës, duke u përpjekur të injoronte. Mirëpo, shpejt, këngëtari e ngriti debatin në një nivel identitar, duke theksuar sërish pyetjen “A e ndin veten shqiptare, le ta din populli kush je”.

Sasa u mbrojt duke theksuar se fjalën “zhvallit” e ka përdorur në kontekstin e të folurës së zakonshme në Rahovec dhe Kosovë, por Labi mbeti i ngulitur në interpretimin e tij, duke e akuzuar për shprehje që lidhen me gjuhën serbe.

Sasa e quajti Labin “O gazi i Kosovës”, duke shtuar “Mos rrej, manipulator. Ti je mashtrues. Krejt bota e di kush jam unë.” Rexha iu kundërpërgjigj me: “Le ta hulumtojnë kush është kjo.” Në këtë pikë, debati mori përmasa më të gjera.

Edi ndërhyri duke ofenduar Labin si ‘pevaqicë’ i muzikës live, gjë që shkaktoi një reagim të Labit: “Mos kujto, Edi, që të tutna unë.” Hygerta dhe Londrimi kritikuan ashpër sjelljen e Labit, me Hygertën që i tha “Mos u trego qesharak” dhe Londrimin që theksoi se ai kishte ardhur në shtëpi me prirje provokuese.

Përplasja u bë edhe më e rëndë kur Sasa e akuzoi Labin se po përdorte informacione nga bota e jashtme, duke përmendur gjyshen e saj serbe dhe duke e sulmuar personalisht: “Me çfarë informacione po vjen? Turp duhet me të ardh. Gjyshja jeme t’i ka palu 10 shqiptare. Të kanë rreh e nuk të kanë dhënë paret.” Ajo shpërtheu duke thënë “Jam shumë krenare prej ka vij. Ti je debill.”

Labi u mbrojt duke thënë “Gjakun e kam shqiptar”, por Hygerta e kundërshtoi menjëherë, duke i thënë: “Po po gjakun shqiptar, që flet me femra si ordiner,” duke kritikuar thellësisht mënyrën e tij të komunikimit. /Prive/

Nga Rubrika