Debatet në Ferma VIP po vazhdojnë edhe gjatë spektaklit live.
Pas deklaratës së Mozës, e cila pak ditë më parë e quajti Gresën “ku*qk”, situata është diskutuar edhe në studio. Moderatorja Arbana Osmani u shpreh se kjo fjalë mund të jetë thënë në formë hajgareje dhe pa qëllim të keq.
Mirëpo, Gresa nuk u pajtua me këtë reagim, duke pretenduar se Arbana po e mbron Mozën.
Ajo reagoi menjëherë duke thënë: “A është normale të thuhet kuqk në një emision publik?”
Ky moment ka ngritur tensione të forta dhe ka sjellë reagime të shumta.
