Eronita, bashkëshortja e këngëtarit Blero, ka zbuluar së fundmi lajmin e bukur të shtatzënisë.
Ajo ndau me ndjekësit në Instagram se është në pritje të ëmbël pak ditë më parë, përmes disa fotografive të realizuara bashkë me burrin.
Në një bashkëbisedim virtual, Eronita konfirmoi gjithashtu gjininë e bebit.
Ajo dhe Blero po bëhen prindër të një djali.
