Web Analytics

Habit Sara e “kërcënon” banoren e BBV nga jashtë

Botuar nga: InfoKosova

Ditët e fundit në shtëpinë e “BBV”, banorja Heidi është sulmuar vazhdimisht nga Françeska, Roza dhe Erjola, duke përfshirë ofendime të rënda në këtë konflikt.

Sara Gjordeni, një ish-banore e “BBV”, ka dalë në mbrojtje të Heidit, duke e inkurajuar të qëndrojë e qetë në këto situata dhe të mos përgjigjet impulsivisht.

Ajo gjithashtu ka shtuar se në këtë edicion, vajzat kanë shfaqur një sjellje të bullizmit.

Sot, në një postim në faqen e saj në Instagram, ku u publikuan videot e përditshmërisë së banorëve në shtëpi, Sara la një koment që ka lënë shumë pikëpyetje.

Në një video ku Françeska komenton Heidin, Sara shkruan: “Ti bëj shyqyr që s’jam aty! HEIDI.”

Ky koment ka shkaktuar debate në mes të ndjekësve, disa e shohin si një kërcënim të fshehur, ndërsa për të tjerët është vetëm një deklaratë impulsive nga Sara.

Shiko foton:

Të FUNDIT