Yll Limani, ka ndarë së fundmi një moment tejet emocional në llogarinë e tij në TikTok.
Ai ka publikuar videon ku halla e tij dëgjon për herë të parë këngën “Kthem”, pjesë e albumit të tij të ri “Thirrëm sot ose nesër”, i cili pritet të lansohet shumë shpejt.
Në video shihet momenti kur halla e tij, sapo dëgjon notat dhe tekstin e parë të këngës, nuk arrin t’i mbajë lotët.
Kjo këngë ka një domethënie të veçantë, pasi vetë Ylli ka zbuluar ditë më parë se “Kthem” u dedikohet të gjithë shqiptarëve që jetojnë larg shtëpisë, në gurbet.
“Kjo këngë është dedikim për krejt juve që jetoni larg shtëpisë… ju dua dhe s’ju harrojmë,” u shpreh artisti në postimin e tij, duke treguar lidhjen e fortë shpirtërore që përcjell ky projekt.
@ylllimanii halla Goni dhe reagimi i saj kur ja kom lshu kangen “Kthem” per here te pare… kjo kange osht dedikim per krejt juve qe jetoni larg shpise 💔💔💔😭😭😭 ju dua dhe s’ju harrojme… -2 dite “Thirrëm Sot ose Nesër”!!!