Humolli: Përleshja në Kuvend ka qenë skenar i Qeverisë

Në korrik të këtij viti, deputetë të pushtetit e ata të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) u përleshën mes vete në Kuvend, gjatë kohës kur kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, fliste për situatën në veri.

Kjo përleshje që solli reagime dhe u bë lajm në media ndërkombëtare, sipas deputetit Humolli, ka qenë skenar i organizuar nga Qeveria.

Këtë pretendim Humolli e bazon se para përleshjes në Kuvend ka pasur forca shtesë të policisë.

“Për seancën, kur u bo problemi në Kuvend, që u rrehen.

Para se me filliu problemi ka pasur forca shtesë në Kuvend.

Domethënë Qeveria e ka ditë saktë që ka me ndodhë.

Ka qenë skenar i organizuar”, ka thënë Humolli në “Debat plus” të RTV Dukagjini.

Nga Rubrika