I lidhur me Vanesën, por plane për të ardhmen më një tjetër fermere? Malbora nxjerr “zbuluar” Indrin

E ftuar në Ferma Club, Malbora Grura ka folur hapur për raportin mes Indri dhe Vanesa, duke u shprehur totalisht mosbesuese ndaj lidhjes së tyre.

Pasi sqaroi edhe njëherë marrëdhënien që ka pasur me Indrin, Malbora hodhi dyshime të forta mbi sinqeritetin e raportit të tij me Vanesën, madje deklaroi se për të kjo lidhje nuk është reale.

“Unë nuk besoj te marrëdhënia e tyre. Kjo lidhje për mua nuk ekziston fare. Kur e njeh dikë, e di si sillet ai në momente të ndryshme,” u shpreh ajo.

Sipas ish-fermeres, sjelljet e Indrit gjatë kohës që ishte në raport me Vanesën nuk përputheshin me një lidhje serioze.

“Ndërkohë që ishte në biseda me të, bënte plane për fundjava me pjesëmarrëse të tjera të fermës në provincat e Shkodrës. Do merrnin edhe dy shishe verë me vete,” deklaroi Malbora.

Ajo komentoi raportin e saj me Sarën, duke e akuzuar këtë të fundit për sjellje negative dhe mungesë sinqeriteti. Malbora kujtoi edhe një debat të mëparshëm mes tyre, duke treguar se Sara e kishte provokuar me komente personale. Sipas Malborës, debati mes tyre ka pasur edhe ofendime, por ajo theksoi se është përpjekur ta mbajë situatën sa më të pastër.

“Po kush merret me Sarën? Sara është një vajzë që ka ambicie për të bërë, por ideja e suksesit nuk është të bësh, është ta mbash, dhe Sara këtu dështon. Sara vetë më jepte material. Më tha mua: ‘Si e ke mbiemrin se nuk të njoh?’ Dhe unë i thashë: ‘Mirë po ti si e ke mbiemrin?’ Unë e dija, ideja ishte që në momentin që ti më cenon, unë mbroj veten. Më tha: ‘Je femër e fëlliqur që futesh me çiftet’. Unë nuk jam shumë e mirë për të ofenduar dikë. Jam munduar debatin ta mbaj sa më pastër. Sara meriton më shumë, është një vajzë shumë false, shumë negative”, tha Malbora.

Nga Rubrika