Web Analytics

I mbulon shpesh sytë me flokët e saj, ja se çfarë fshihet pas këtij veprimi të Kim Kardashian!

Botuar nga: InfoKosova

Ylli televiziv Kim Kardashian, është sërish në qendër të vëmendjes. Kohët e fundit, publiku ishte shqetësuar për belin e saj tepër të hollë dhe kjo falë korseve që bukuroshja pëlqen të mbajë.

Këtë herë fansat vunë re një gjë të pazakontë në fytyrën e saj.

Ata dyshojnë se ylli ka problem me sytë, duke qenë se së fundmi gjithnjë e më shpesh po i mbulon me flokë.

Në rrjetet sociale po përhapen teoritë se sytë e Kim janë jashtë proporcionit.

Infermierja Carolyn Clark beson se nëna e katër fëmijëve vuan nga ptoza (rënia e qepallave) si pasojë e injektimeve të botoksit.

“Kur bëhet fjalë për mjekësinë estetike, ptoza lidhet ekskluzivisht me injeksione kundër rrudhave që vendosen në zonën e gabuar.

Kjo çon në dobësi të muskujve dhe në një qepallë të varur ashtu siç shihet te Kim”.

Ptoza është diçka e bezdisshme që mund të ndodhë me botok.

Kjo ndodh kur botoksi injektohet paksa më poshtë në pjesën e përparme ose në muskulin e qepallës dhe kapaku bie.

“Fatmirësisht nuk zgjat përgjithmonë, largohet kur zhduket botoksi”.

Të FUNDIT