Dolce pak ditë më parë festoi ditëlindjen e 31-të në shtëpinë më të famshme në Kosovë, Big Brother VIP.
Ajo kishte për të ftuar vetëm dhjetë konkurrentë, derisa të tjerët ka lënë jashtë.
E njëjta përjashtoi Shkurte Haxhiun, Benita Zenën, Toney, Labinot Rexhën, Labinotin, Ardit Stafajn e disa të tjerë.
Këtyre iu ngeli hatri për faktin se nuk e dinin arsyen në lidhje me këtë, duke qenë se ftoi edhe banoren e re, Jasmin Kadriun.
Benita tha se Dolce është xheloze dhe për këtë nuk e ftoi në festë, e për këtë edhe Bia Khalifën.
Ata dhanë versionet e tyre për arsyet, ku shumë ishin të pakënaqur me këtë.
Dolce nga ana tjetër tha se nuk ka ndonjë problem me këta banorë, por thjesht duhej të linte për shkak të rregullave. /Telegrafi/
View this post on Instagram