Web Analytics
E shtunë, 8 Nëntor, 2025
12.4 C
Pristina

I rrahu prindërit e tij dhe i largoi nga shtëpia, arrestohet një person në këtë qytet të Kosovës

Policia ka njoftuar se Një person është arrestuar në Drenas pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij e më pas i ka larguar nga shtëpia.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc 07.11.2025 – 20:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij të cilët edhe i ka larguar nga shtëpia.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, tha policia në raportin 24-orësh.

Nga Rubrika