Web Analytics

ICARDI NDRYSHON PLANET/ Shkak bëhet Wanda Nara, sulmuesi merr vendimin e papritur për të ardhmen

Botuar nga: InfoKosova

Mauro Ikardi është larguar këto ditë nga Turqia dhe duket se nuk do të kthehet shpejt në radhët e Gallatasarajit, klub me të cilin është nën kontratë.

Sulmuesi argjentinas i cili ishte ringjallur në sezonin e fundit në Turqi, është kthyer në vendlindje, për t’i qëndruar afër gruas së tij, Uanda Nara.

Kjo e fundit është diagnostikuar me leucemi dhe pritet t’i nënshtrohet trajtimeve të specializuara në muajt në vijim.

Padyshim, një situatë e rënduar për familjen Ikardit dhe fëmijët, që ka sjellë edhe në vendimin e lojtarit për të braktisur përkohësisht Europën.

Mediat argjentinase bëjnë të ditur se Ikardi ka një akord parimor me Gallatasarajin që ta huazojnë këtë vit në Argjentinë, pasi atij do t’i duhet të qëndrojë atje, pranë Uanda Narës.

Ekipi i ri i tij, ku ai do të vazhdojë të luajë, pritet të jetë Njuell’s Old Bojz, që është skuadra e zemrës e tij dhe për të cilin ai ka bërë tifo që i vogël.

Të FUNDIT