Indri dhe Vanesa nuk përmbahen shkëmbejnë puthje në buzë!

Një tjetër zhvillim që po tërheq vëmendjen në “Ferma VIP 3” lidhet me raportin mes Indri Shirokës dhe Vanesa Sonos, të cilët duket se po e çojnë më tej afrimitetin e tyre brenda fermës.

Dyshja kanë shkëmbyer sërish një moment intim mbrëmjen e djeshme nëpërmjet një puthjeje në buzë, duke e bërë edhe më të dukshëm lidhjen që po krijohet mes tyre.

Kjo ka shtuar dyshimet se mes aktorit dhe këngëtares tashmë nuk bëhet fjalë vetëm për simpati, por për një raport që po konsolidohet gradualisht.

Burime brenda formatit bëjnë me dije se Indri dhe Vanesa kanë kaluar disa biseda të rëndësishme së bashku, ku kanë sqaruar keqkuptimet dhe vështirësitë që kanë hasur gjatë ditëve të fundit. Kjo duket se i ka afruar edhe më shumë, duke krijuar një klimë më të qetë mes tyre.

Madje, gjatë një momenti emocional, Indri thuhet se ka kërkuar falje edhe ndaj prindërve të Vanesës, duke premtuar se nuk do ta lëndojë më atë. Nga ana tjetër, Vanesa ka pranuar hapur se ka ndjenja për të, pavarësisht pasigurive që mund të sjellë kjo marrëdhënie jashtë formatit.

Një detaj që ka bërë bujë është fakti se këngëtarja ka lënë jashtë një lidhje të mëparshme, të cilën e mbylli pikërisht gjatë qëndrimit në këtë spektakël.

Megjithatë, mbetet për t’u parë në vijim nëse kjo marrëdhënie do të rezistojë edhe përtej kamerave apo do të mbetet thjesht një romancë e lindur brenda fermës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ferma VIP Albania (@fermavip.al)

Nga Rubrika