Indri i dyzuar për lidhjen me Vanesën: Nuk dua të më shohë djali me dikë tjetër, jam i pasigurt

Në një moment kur Vanesa deklaroi drejtpërdrejt në Ferma Vip ndarjen nga i dashuri i saj që kishte lënë jashtë, Indri duket më i dyzuar për këtë lidhje.

Shkak për këtë, thotë Indri, është djali i tij i mitur.

“Nuk dua që djali im të më shohë me një person tjetër.

Vanesa ka dëshmuar një guxim, ndërsa unë një pasiguri të fortë. Unë me Vanesën kam folur qartë. Ne jemi në një ide, ta jetojmë këtë gjë pa u ngutur dhe pa premtime. Kemi ndjesi për njëri-tjetrin”, tha Indri.

Nga Rubrika