Web Analytics
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025
0.7 C
Pristina

Ish-banori i ‘Big Brother’ bëhet baba për herë të parë (Foto)

Një kapitull i ri dhe i mbushur me emocione ka nisur sot për Erion Zeqirajn.

Ish-banori i “Big Brother Albania 3” dhe moderatori i njohur i lajmeve ka ndarë me ndjekësit lajmin më të bukur të jetës së tij: është bërë baba për herë të parë.

Lajmi është bërë publik përmes disa postimeve në llogarinë e tij në Instagram, ku Zeqiraj ka publikuar foto prekëse nga momentet e para pas lindjes së djalit të tij. Përmes këtyre imazheve, moderatori ka zbuluar edhe emrin e vogëlushit, i cili quhet Kael.

Në disa prej fotografive, partnerja e tij shfaqet duke mbajtur në krahë foshnjën në ambientet e maternitetit, ndërsa në të tjera duken detaje nga festa e mirëseardhjes, e zbukuruar me tullumbace dhe lule.

Një nga mesazhet më të ndjera në këto pamje shkruan: “E gjithë dashuria e botës, i vogli jonë.”

Erion Zeqiraj u bë fillimisht i njohur për publikun shqiptar si një nga personazhet më karizmatikë të “Big Brother Albania 3”. Megjithatë, pas përfundimit të reality show-t, ai arriti të ndërtojë me sukses një rrugëtim profesional të qëndrueshëm në televizion.

Nga Rubrika