Web Analytics

Ish-banorja e BBV: “Nëse Egla fiton, populli shqiptar meritonka vuajtjet që ka”

Botuar nga: InfoKosova

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Julia Ilirjani për të bërë një analizë të lojës së banorëve dhe për të dhënë mendimin e saj për videot më të spikatura gjatë 24 orëve të fundit në shtëpinë e BBV.

Çfarë mendon ajo për Eglën si lojtare?

Nëse ajo ka dalë me zarf të zi, nuk është më lojtare.

Po për faktin se ajo doli si e preferuara e publikut gjatë një televotimi të hapur?

Po e votuan, por nuk do të thotë se është e preferuar.

Duan të shohin rrëmuja.

Se nuk po e zgjedhin për fituese.

Po e zgjedhin për të parë çudira.

E pyetur nga Eni Shehu se mbase çmimi i madh mund të shkojë për një çudi si Egla, ajo u shpreh:

Epo mirë pra.

Në qoftë se po këmbëngulni kaq shumë dhe po pyesni për njeriun me zarf të zi po ju them që në qoftë se Egla fiton edicionin e Big Brother VIP 3, atëherë populli shqiptar me fatkeqësi dhe me dhimbje meritonka të gjitha vuajtjet që ka se i dashka.

Të FUNDIT