Ish-banorja e “BBVK” në pritje të ëmbël të dy binjakëve!

Juliana Nura, e njohur për publikun si Xhuli, pritet të bëhet nënë për herë të parë, një lajm që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe mediave rozë.

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë zhvillim është fakti se, sipas të njëjtave burime, Juliana pritet të bëhet nënë e binjakëve.

Po ashtu, raportohet se shtatzënia është realizuar përmes fertilizim in vitro, një proces i njohur si IVF, për të cilin ajo ka folur hapur edhe më herët në daljet e saj publike.

Lajmi është pritur me shumë entuziazëm dhe komente pozitive në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë shpërndarë urime dhe mesazhe mbështetëse për ish-banoren e formatit të njohur. Edhe në studion e emisionit ku u bë publik lajmi, moderatorët dhe gazetarët e komentuan me tone të ngrohta këtë pritje të re në jetën e saj.

Ndërkohë, mbetet për t’u parë nëse vetë Xhuli do të zgjedhë ta ndajë këtë moment personal me publikun, duke e konfirmuar zyrtarisht lajmin që tashmë ka nisur të qarkullojë gjerësisht.

Nga Rubrika