Web Analytics
E diel, 1 Shkurt, 2026
3.6 C
Pristina

Ish-banorja e Big Brother “heq dorë” nga pozat atraktive, shfaqet e mbuluar në Mekë për Umrah

Rike Roçi ka surprizuar ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke shfaqur këtë herë një anë krejt tjetër të vetes.

Influencerja, e njohur për pozat e saj atraktive, paraqitjet e guximshme dhe fotot me rroba banjo ku ekspozon format bombastike, këtë herë është shfaqur e mbuluar totalish.

Ajo ka ndarë momente nga një udhëtim për Umrah në Mekë, në Arabinë Saudite, ku shfaqet e mbuluar nga koka te këmbët, me veshjen karakteristike të grave myslimane, larg imazhit atraktiv që zakonisht e shoqëron në rrjetet sociale.

“Ju përgjigja një thirrjeje të shenjtë. Allah, faleminderit që më zgjodhe ndër mysafirët e Tu. Një ëndërr e realizuar me mëshirën Tënde.

Mirënjohëse për çdo hap, çdo lutje, çdo lot, një përvojë që do ta mbaj përgjithmonë në zemër. Allahu e pranoftë Umren dhe ua mundësoftë të gjithëve vizitën në Shtëpinë e Tij”, ka shkruar ajo krahas fotove.

Nga Rubrika