Web Analytics
E diel, 28 Dhjetor, 2025
-0.2 C
Pristina

Ish-krerët e UÇK-së votuan nga Haga

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë, kanë votuar gjatë javës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të së dielës.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë javës, shtetasit e Kosovës që ndodhen në Dhomat e Specializuara, në Hagë, kanë realizuar të drejtën kushtetuese dhe kanë votuar në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, ka deklaruar ai.

Nga Rubrika