Web Analytics

Ish-opinionistja i reagon ashpër Arbana Osmanit

Botuar nga: InfoKosova

Pas përfundimit të edicionit të dytë të BBVA, është transmetuar njëri nga dy episodet e “Post Big Brother”, në të cilën banorët kanë diskutuar përvojën e tyre në garë.

Teksa po diskutonin, moderatorja Arbana Osmani bëri një deklaratë për Balinën, ish-opinioniste e këtij reality show gjatë edicionit të parë të këtij spektakli.

Ndërsa po i tregonte Arbër Hajdarit dhe Zhaklina Lekatarit se do e kishin më të lehtë punën nëse nuk do i qëndronin besnik deri në fund mendimeve të tyre dhe do i dilnin krah Luizit, Arbana shtoi “Ju do e kishit më të lehtë të bëheshit fansa…Vitin e kaluar kemi patur opinioniste që janë bërë fansa”.

Balina e quan një koment të tillë aspak korrekt dhe të bukur.

“Kanë qenë dy reagime, nuk e kam parë vetë live por kontaktin e parë e pata me furinë e mesazheve në Instagram që më erdhën.

Nuk është e bukur dhe nuk është korrekte të diskutosh dhe të flasësh në kontekst negativ për një person që nuk ndodhet aty.

Për më tepër jashtë kontekstit sepse je me personazhe të tjerë dhe në kohë tjetër.

Megjithatë kur e pashë më ftohtë më mbrapa mendova që ka një gjë që nuk shkon dhe e gjykova si një shkarje e situatës nga ana e Arbanës duke qenë se herën e fundit që kisha folur me të ishte për të më ftuar pikërisht si një opinioniste në BBV”, ka deklaruar Balina.

“A afeksionohesh? Afeksionohesh me të gjithë praktikisht.

Mua edhe tani më merr malli për personazhet e BBV1. Për sa kohë është opinioni im, nuk ekziston objetiviteti”, ka shtua ajo.

Të FUNDIT