“Ka qenë shumë e rëndë me kuptu që nëna që më ka rritë, nuk është nëna ime biologjike”, tha Sasa mes lotëve për fëmijërinë e saj.
Pos sëmundjes së rëndë, Sasa rrëfeu edhe pjesën e jetës së familjes së saj, ku shumë vonë e kishte kuptuar që ajo nuk ishte rritur nga nëna e saj biologjike.
Në Big Brother VIP Kosova, Sasa tregoi takimin e parë që kishte me nënën e saj biologjike, duke thënë se erën që e kishte ajo, ishte aroma që i kishte munguar tërë jetën.
Pos tjerash, mes lotëve Sasa thotë se nëna nuk i shkoi në spital ta vizitonte sa ishte nën kujdesin e mjekëve.
Ndiqni këtë rrëfim aspak të lehtë, në videon e mëposhtme: