“Jam gjithmonë me të, shumë shpejt do të…”, Brikena flet për Mateon

Mbrëmjen e djeshme, studioja e “Goca dhe Gra” priti ish-banoren e “Big Brother VIP Shqipëria”, Brikena Selmani.

Gjatë bisedës, ajo ndau detaje të reja rreth jetës së saj pas daljes nga shtëpia më e famshme, duke u fokusuar te rrugëtimi i saj personal dhe planet që po thur për të ardhmen profesionale.

Vëmendjen kryesore e mori romanca e saj me Mateon, një raport që lindi nën vëzhgimin e kamerave dhe që po konsolidohet jashtë. Brikena tregoi se sa herë që ndodhet në Tiranë, koha e saj i dedikohet totalisht partnerit, duke vërtetuar se ndjenjat e tyre ishin reale dhe mjaft intensive.

E pyetur për ecurinë e kësaj lidhjeje, Brikena nuk e fshehu dëshirën për stabilitet dhe frikën nga një fund i mundshëm. “Ndihem shumë mirë me Mateon dhe shpresoj më të mirën dhe të mos ndahemi, nuk do doja ta mendoja fare ndarjen me të”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se është shumë e investuar emocionalisht në këtë raport.

Përveç jetës private, Brikena duket se po përgatitet për një rikthim të fuqishëm në ekran. Ajo zbuloi se pas daljes nga “Big Brother” ka pasur oferta nga bota e medias dhe se shumë shpejt mund ta shohim në një projekt të ri televiziv, ndonëse preferoi t’i mbante detajet surprizë për fansat.

Ditën e djeshme, burime për Prive By Liberta Spahiu zbuluan se ajo ka në tavolinë disa oferta televizive. Një nga angazhimet më të përfolura sipas burimeve tona është përfshirja e saj si anëtare jurie në edicionin e ri të “She’s on Top”, një program që këtë sezon vjen me ndryshime të rëndësishme dhe pritet të moderohet nga Sara Gjordeni, pas gjashtë sezoneve nën drejtimin e Argjira Spancës./PriveLiberta/

Nga Rubrika