Jemi mësuar ta shohim me flokë dredha, Shkenda Dubova duket si tjetër person

Këngëtarja dhe sipërmarrësja e njohur, Shkenda Dubova, është paraqitur ndryshe në “Ballon Pranverore”, duke sjellë një ndryshim në pamjen e saj.

Këtë herë, ajo u shfaq me flokë të drejta, larg stilit me kaçurrela që e karakterizon prej vitesh.

Pamja e saj tërhoqi vëmendje për ndryshimin e dukshëm, pasi publiku është mësuar ta shohë me modelin e saj të zakonshëm të flokëve. Ndryshimi erdhi në një paraqitje elegante gjatë mbrëmjes festive.

Në këtë event, Shkenda ishte e shoqëruar edhe nga bashkëshorti i saj. Dyshja u shfaqën së bashku në aktivitetin që mblodhi emra të njohur të jetës publike.

Nga Rubrika