Aktorja dhe moderatorja e njohur Jonida Vokshi, e cila udhëheq spektaklin Big Brother VIP Kosova, shpeshherë është komentuar nga publiku për momentet spontane dhe gafat gjatë moderimit live.
Një situatë e tillë nuk kaloi pa u vënë re edhe në gjysmëfinalen e spektaklit, pikërisht në momentin më vendimtar të natës, kur po shpalleshin finalistët.
Teksa në garë kishin mbetur vetëm Hygerta Sako, Benita Zena dhe Dolce, moderatorja u shpreh:
“Është koha të zbulojmë të eliminuarin e radhës, do të zbulojmë emrin e tij ose të saj”, ndonëse në nominim ndodheshin vetëm vajza, duke e bërë lapsusin të dukshëm për publikun dhe ndjekësit në rrjete sociale.
