Jonida reagon pas përfundimit të BBVK-së

Pas përfundimit të Big Brother VIP Kosova, ka reaguar moderatorja Jonida Vokshi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo e cilësoi këtë sezon si “fundin e një eksperience maratonë” dhe “një super edicion si asnjëherë më parë” të BBVK-së.

“Me përulje dhe mirënjohje, ju falënderoj juve, për çdo ditë përkrahje. Nuk ka qenë një rrugëtim i lehtë për mua, udhëtime çdo javë, mungesa e shpeshtë e familjes, sidomos fëmijëve, ma ka bërë më shumë se të vështirë.

Por të isha pranë jush, gjatë dhe intensivisht, e gjithë ajo mori mesazhesh motivuese e plot dashni, ma ka mbushur shpirtin plot!”, është shprehur ajo.

Në fund të mesazhit, Jonida nuk harroi t’i drejtohej publikut me fjalë të ngrohta: “Ju e dini që Jonida ju do fort”.

Nga Rubrika