Nisja e “Big Brother VIP Kosova 4” mbrëmjen e kaluar nuk ka kaluar pa momente pikante, por edhe pa ndonjë gafë të vogël, siç ndodh rëndom në transmetimet ‘live’.
Protagoniste e një momenti që po bën xhiro në rrjet është bërë moderatorja Jonida Vokshi, e cila gjatë komunikimit me banorin e ri, Klodian Mihaj, është përfshirë në një keqkuptim të sikletshëm por edhe komik.
Gjithçka nisi kur Jonida e pyeti banorin lidhur me strategjinë e tij: “Cila është pika jote më e fortë aty brenda?”
Klodiani u përgjigj shkurt: “Energjia“, ndërsa Jonida mbeti e habitur dhe pyeti sërish: “Regjia?”
