Web Analytics
E shtunë, 3 Qershor, 2023

Jori konfirmon lidhjen me reperin e njohur, zbulon arsyet e ndarjes 3 javë para se të futej në BBV

Pak kohë më parë, në rrjet qarkulloi lajmi se Jori Delli ka qenë në një lidhje me reperin e njohur italian, Fred de Palma.

E si duket lajmi ka rezultuar i vërtetë pasi së fundmi ish banorja e BBV, Jori ka konfirmuar se ka pasur një lidhje me reperin.

E ftuar në Top Albania Radio Jori zbuloi se është ndarë nga artisti 3 javë para së të futej në BBV.

“U ndava 3 javë para së të futesha në “BBV”.

Unë nuk e dija që do të futesha në “BBV” kështu që nuk ka qenë aspak kjo arsyeja e ndarjes.

E respektoj shumë, e kam xhan, është djalë i mirë.

Nuk jemi mërzitur me njëri-tjetrin pas ndarjes.

U ndamë sepse kemi dy stile jetese të ndryshme.”, tregoi ajo.

Dyshimet për lidhjen e tyre nisën pasi dyshja kishin publikuar foto nga i njëjti vend.

Të FUNDIT

Rrjetet Sociale

630,884FansaPëlqeje
28,141NdjekësitNdjek
999NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu