Joshua Kimmich: A është ai një lider apo një lojtar i mbivlerësuar?

Në episodin e fundit të Versus, ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Altin Lala, ndau mendimet e tij të forta për Joshua Kimmich, duke e etiketuar atë si një lojtar të mbivlerësuar dhe duke e akuzuar për mungesë lideri në fushë.

Lala theksoi se Kimmich ka kaluar përvoja të vështira në shkollë, duke sugjeruar se kjo ka ndikuar në karakterin e tij si lojtar. Ai e përshkroi Kimmich si dikë që nuk di të përballet me presionin dhe sfidat e vërteta në fushë.

“E patë ndeshjen ndaj Parisit? E tërhiqnin zvarrë, dhe ai mezi priste që të bëhej një faull. Pasat e tij janë vetëm anësore dhe mbrapsht. Ai nuk ka asnjë anë të fortë, përveç atyre pasimeve të gjata kur nuk ka kundërshtarë përballë,” shprehu Lala me kritika të ashpra.

Një nga momentet më të paharrueshme të intervistës ishte kur Lala imitoi mënyrën se si Kimmich përgatitet për të ekzekutuar goditjet e këndit, duke sjellë një atmosferë të lehtë në studio.

“Guardiola bëri një gabim të madh që e mori dhe e vendosi në krah të djathtë te Bayern. Aty ai bënte më pak punë dhe nuk kontribuonte siç pritej,” shtoi Lala, duke e theksuar se vendosja e Kimmich në atë pozicion ka qenë e dëmshme për ekipin.

Intervista e plotë me Altin Lala mund të ndiqet në episodin 258 të Versus, ku ai diskuton edhe tema të tjera interesante rreth futbollit dhe karrierës së tij.

Episodin e plotë të Versus 258 mund ta ndiqni

Nga Rubrika