Banori i “Big Brother Vip Kosova” Lim Hoti ka paralajmëruar ta “plas bombën” sonte.
Teksa është bërë gati të flinte, ai iu tha banorëve se të nesërmen do dëgjojnë diçka që nuk e prisnin.
“Ju betohem në Allah se keni me u habit ju edhe krejt bota, në prime. Edhe vetëm fjalë të vërteta. Ju nuk e dini me kë keni të bëni jo prej meje por për ata që i keni respektua më shumë se që duhet”, tha Limi.
Me këtë deklaratë të Limit ironizuan Labi dhe Kushtrimi.
