Web Analytics
E martë, 18 Nëntor, 2025
4.5 C
Pristina

Kaderi e Brikenda u tallën keq me banorët e rinj të BBVK, Xheneta reagon ashpër

Një dramë e re ka shpëthyer pas fillimit të edicionit të ri të BBVK4.

Në një postim në TikTok, dy ish banoret e këtij reality show, Kaderi dhe Brikenda janë tallur keq me kastin e këtij sezoni.

Ato i kanë quajtur të panjohur banorët, madje kanë vazhduar talljen me Getoarin duke e quajtur ”tarzan” dhe se do ta kthej shtëpinë në ”xhungëll”.

E kjo nuk i ka pëlqyer aspak Xhenetës, e cila u ka reaguar ashpër dy ish shoqeve të saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xheneta ka thënë se as ato nuk i ka njohur askush e të mos frikësohen se askush nuk do t’ua marr bukën.

Nga Rubrika